Dy qytetarë, 21 dhe 36 vjeç, janë arrestuar pasi hodhën flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana të mbajtur një ditë më parë në stadiumin “Air Albania”.
Gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.