Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri nëpërmjet një videoja ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Shfrytëzoj rastin që të ndaj me ju, të përuroj dhe të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Institucionet e Republikës së Kosovës, veteranët e luftës së lavdishme të UÇK-së.
Familjet e dëshmorëve i përgëzoj dhe i përuroj për 16 vjetorin e Pavarësisë dhe krijimin e Republikës së Kosovës. Urime! E gëzofshi!” ka thënë Xhaferri në video urimin e tij.