-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“60 mijë Lekë dhe më pak se 15 vite punë”! Nisma e fundit për pensionet, flet eksperti

Kryesoret

Pensionet kanë qenë kryefjalë këtë muaj. Së pari marrëveshja me Italinë dhe më pas propozimi i Partisë së Lirisë me 7 pika që ka objektiv kryesor indeksimin sipas ligjit që sipas kësaj force ka munguar në 10 vitet e fundit. Eksperti fiskal, Ramadan Kondi në një intervistë për “5Pyetjet.al” liston problemet që ka skema aktuale e pensioneve.

Kemi shumë, problemet janë shumë komplekse. Ne kemi numër të ulët të kontribuuesve në skemë. E dytë duke u rritur mosha e pensionit, çdo vit me katër muaj, duke u shtuar vjetërsia, pamundësia e plotësimit të viteve, kjo bën që të mos marrin pensione të reduktuara dhe jo të plota.

Kemi largim të fuqisë punëtore efektive. Skema e kontribuuesve ka filluar që të ulet. Një pjesë e madhe derdhin kontribute për pagë minimale. Kërkohet sa më parë ndërhyrje dhe pa hezitim. Duhet parë mosha e tretë që ka kontribuar pafundësisht për këtë vend dhe sot po ngelet në varfëri të plotë. Duhet të ruhet ekuilibri” tha ai.

Por sa do të ishin aktualisht pensionet nëse indeksimi do të ishte bërë sipas ligjit? “Pensionistët për periudhën e krizës nuk janë indeksuar minimumi 30%. Indeksimi është detyrim ligjor, kurse rritja në bazë të mundësive që ka shteti dhe ekonomia.

Nëse do të kishte indeksim real, rritja mesatarisht, pra pensioni mesatar në qytet duhet të ishte jo më i vogël se 24 mijë lekë, ndërsa në fshat jo më i vogël 14 mijë lekë. Qyteti duhet të kishte mbi 6 mijë lekë rritje, fshati të paktën 4-5 mijë lekë më lart. Referuar minimumit jetik nuk duhet të kishte pension më pak se 20 mijë lekë” tha Kondi.

Partia e Lirisë do të propozojë nismë ligjore që pension të pjesshëm të përfitojnë edhe ata që kanë paguar më pak se 15 vite sigurime shoqërore. Por çfarë do të thotë kjo? E sqaron eksperti. “Do të përfitojnë ata që do të dalin tani në pension nëse miratohet rritja e pragut. Është bërë shumë hile në ligj. Ne kemi futur edhe pensionin social dhe është rreth 9 mijë e pak lekë. E përfitojnë ata që nuk kanë asnjë të ardhur dhe mbushin moshën 70-vjeç.

Por ky qëndron sekreti? Pensionin social e kanë quajtur edhe një bazë për pensionin e pleqërisë për ata që plotësojnë kushtet për pension por edhe këtë nuk e japin të plotë por e konvertojnë me vjetërsinë e punës. Koefiçenti e ul bazën dhe unë që kam punuar 15 vite me atë që nuk ka punuar asnjë ditë marrim të njëjtin pension. Duhen bërë korrigjime” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit