-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arian Galdini denoncon në polici: Më kanë kërcënuar

Kryesoret

Kryetari i Partisë Lëvizja e Re (LRE) Arian Galdini, ka bërë një kallëzim penal në polici, pasi disa persona ende të paidentifikuar, e kanë kërcënuar dhe ofenduar në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të LRE, bën me dije se ndaj Galdinit në rrjete sociale disa profile false kanë publikuar gënjeshtra e shpifje.

“Ditën e djeshme, në rrjetet sociale nga “profile e faqe me prapavijë politike”, janë publikuar një seri videosh amplifikuese me gjithëfarësoj shpifjesh dhe sharjesh nga më vulgaret e banalet, e në fund në një postim përmbyllës, pas shumë postimesh nxitëse brenda të njëjtës ditë, është bërë thirrje publike që: Kush e sheh në rrugë Arian Galdinin…”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera LRE u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe policisë të marrin masa pasi, pasi ky rast është “një rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie”.

“I bëjmë thirrje trupit diplomatik, Ambasadés Amerikane, Ambasadés Britanike, Prezencés së OSBE në Shqipëri, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe të gjithë partnerëve euroatlantike që të mbajnë shënim mbi këtë rast sepse është rast flagrant i thirrjes së parë publike për linçimin e dhunimin e një Kryetari Partie.

I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që ti shkojnë deri në fund hetimit të këtij rast dhe ndjekjes e kapjes të personave përgjegjës pas atyre thirrjeve pubike për linçimin dhe dhunimin e Arian Galdinit”, thuhet në deklaratën e LRE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit