-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Me McGonigal, Rama bëri një luftë të ndyrë politike ndaj meje

Kryesoret

Kryetari i PD Lulzim Basha, në kuvendin zgjedhor të degës 6 të PD në Tiranë, deklaroi se qeverisja aktuale është shndërruar në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt.

Ai tha se kriza e vërtetë e shqiptarëve është ajo ekonomike ndërsa shtoi se qeveria e do vendin pa institucione dhe media të lira.

Lulzim Basha foli edhe në lidhje me korruptimin e ish zyrtarit të FBI, duke e quajtur një lojë të ndryrë politike ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

“ Edi Rama vetëm e vetëm për të sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, rivalin e tij për kryeministër, siç e kanë bërë të qartë rekordet hetimore dhe mediat e pavarura amerikane dhe për të përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë për një luftë të ndyrë politike.

Mos të kemi asnjë dyshim, pavarësisht se sulmi ishte personal, po ishte ndaj Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike dhe rivali për kryeministër. Dhe kjo i jep kësaj afere përmasa unike në radhë të parë për komunitetin e shteteve që pretendojmë se ndajmë të njëjtat vlera me ta, derisa jemi në të njëjtën aleancë, kemi nënshkruar detyrime dhe gëzojmë të njëjtat përfitime që është komuniteti euroatlantik, vendet e NATO-s, por dhe më gjerë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që i pari i qeverisë të kryej këtë gjë duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të ligjzbatimit dhe të zbulimit të një vendi aleat, mik dhe partner strategjik” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit