Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lancuar linjën e tij të këpucëve të markës Trump në një konventë për adhuruesit e atleteve në Filadelfia.
U prit me brohoritje të forta pasi prezantoi një palë këpucë ngjyrë ari me çmim 399 dollarë.
Lëvizja e tij vjen pasi një gjykatës e urdhëroi atë të paguante gati 355 milionë dollarë (281 milionë £) në shtetin e Nju Jorkut për mashtrim.
Trump pritet të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.