-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E zuri orteku në Brezovicë/ Identifikohet viktima, i shoqi: Do martoheshim në shtator

Kryesoret

Skiatorja e njohur amerikane Catherine ‘Kasha’ Rigby është 54-vjeçarja që vdiq pasi e zuri orteku.

Rigby, e njohur si Kasha, vdiq të martën në vendpushimin malor të Brezovicës në Kosovë.

I fejuari i saj Magnis Wofe Murray në një postimnë Facebook shkruan se do të martoheshin në shtator, ndërsa thotë se është i shkatërruar.

“Ne do të martoheshim në shtator. Tani jam i ve dhe i shkatërruar”, ka shkruar ai.

SkyNews shkruan se Rigby ishte një telemarkuese dhe skiatore e madhe malesh, duke mbuluar zbritjet e para të disa prej majave më të nderuara në botë dhe ishte shfaqur në disa filma dhe në një shfaqje televizive të realityshow-ve amerikan.

E konsideruar si një nga skiatoret më të mira të telemarkut në botë, ajo ishte duke skijuar jashtë korsive turistike kur një ortek e goditi, tha policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit