-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lamtumirë” Shqipëri! Largohen edhe punonjësit e huaj

Kryesoret

Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia, pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion nuk po funksionon.

Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që pohojnë se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve, nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste, Shqipëria përdoret si vend trampolinë për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.

“Masa për marrjen e punonjësve të huaj nuk është zgjidhje afatgjatë, pasi shumica e tyre e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në vendet e tjera të Europës. Problematika të tjera janë kostoja e lartë, por edhe kultura e tyre e punës, e ndryshme nga vendi ynë”, pohoi në podcastin “Business Plus Monitor”, Drini Zusi, koordinator i përgjithshëm i “Az Group”.

Por nuk është vetëm frika e braktisjes së vendit të punës që po sjell tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që kanë nevojë të ngutshme për punonjës, të rekrutojnë aziatikët.

Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 USD, nuk e justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali.

Një nga kompanitë prodhuese të mobilieve vendase, muaj më parë, parashikonte të merrte 20 punonjës nga Bangladeshi. Dritan Cacaj tha se tashmë është tërhequr nga vendimi për punësimin e tyre, nga frika e largimit.

“Marrja në punë e shtetasve të huaj nga vendet e Indisë dhe më pas lënia e vendit të punës, për t’u larguar drejt një shteti të huaj që paguan më shumë është ndër problematikat kryesore të mosfunksionimit të kësaj mase.

Në këtë situatë, jemi detyruar të vijojmë rritjen e pagave të punëtorëve vendas, pasi punësimi i tyre mbetet përparësi”, thotë ai (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit