Vdekjet në vendin e punës në Itali kanë ngritur në këmbë opinionin publik. Dy ditë më parë 5 punëtorë humbën jetën në Firence në vendin e punës, ngjarja u pasua me një tjetër tragjedi.
55-vjeçari shqiptar, Edison Malaj, ndërroi jetë pasi u godit nga një pllakë betoni në kokë. Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa aksidenti ndodhi në Kalabri.
I bie pllaka nga vinçi në kokë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali
Një situatë e cila është bërë alarmante në shtetin fqinj, madje duke arritur deri në botën e futbollit.
Në ndeshjen e sotme të Serie A, ajo mes Empolit dhe Fiorentinës pati një qëndrim të përbashkët nga dy tifozeritë, ai kundër vdekjeve në punë.
Gjatë minutave të heshtjes në tribuna u shfaqën disa pankarta. Tifozët nga Empoli cituan: “Jo më vdekje në punë, jo më viktima të pafajshme”.
Miqtë ju përgjigjën: “Vdekja në punë nuk pranohet, por në emër të fitimit gjithçka justifikohet”.
Dihet tashmë se mes dy tifozerive nuk ka shumë dashuri, por me rastin e derbit kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim të përbashkët.