Berat Gjimshiti feston sot ditëlindjen e tij të 31-të. Përveç urimeve nga shokët e Kombëtares shqiptare, një urim të veçantë i ka dedikuar dhe klubi i tij në Serie A, Atalanta.
“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.
Gjimshiti është bashkuar me Atalantën në verën e vitit 2017, por një vit e ka kaluar në huazim te Benevento. Që prej asaj periudhe mbrojtësi i kombëtares është kthyer në një lojtar kryesor në ekip, ndërsa është emëruar edhe zëvendës kapiten pas Martin de Roon.