-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët grekë në protestë, bllokohet Kakavija

Kryesoret

Policia kufitare njofton bllokimin e rrugëve për shkak të protestave të fermerëve në Greqi.

Një ditë më parë policia kufitare greke njoftoi qytetarët se rruga nacionale Kapllaq-Janinë do të bllokohej për rreth 3 orë si pasojë e protestave të fermerëve.

Por duket se bllokimi i kësaj rruge do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, nga ora 10:00 deri në një njoftim të dytë.

Ndërkaq nënvizohet se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit