-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rrugët e florinjta “të lëna rrugëve” po rrezikojnë jetën e qytetarëve

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar pasi një pjesë e rrugës së sapondërtuar Korçë – Ersekë është shembur duke krijuar një gropë të madhe. Drejtuesja e departamentit antikorrupsion në Partinë Demokratike zyrtare, Marinela Ziu ka bërë një denoncim duke u shprehur se abuzimi me fondet rrezikon jetën e qytetarëve dhe i bën thirrje SPAK-ut të hetojë.

Rrugët e florinjta “të lëna rrugëve” që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Tenderimi i kësaj rruge është denoncuar prej vitit 2020 nga Partia Demokratike, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj.

Dy tenderat e lotit të dytë të ndarë në dy pjesë janë fituar nga shoqëria A.N.K shpk, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, një nga klientet e qeverisë që ka përfituar miliona euro kontrata publike, ndër të cilat edhe koncesioni 310 milionë euro i rrugës Milot – Balldre.

Një tjetër projekt i lënë rrugëve për shkak të përfitimit në mënyrë klienteliste, e mbi të gjitha pa pasur fondet e duhura për ndërtim nga kompania përfituese, në të njëjtën skemë si tek inceneratorët, si dhe në mungesë të financimit të saj nga bankat.

Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara.

Madje abuzimi shkon edhe më tej në një nga pjesët e lotit të dytë të kësaj rruge, ku pavarësisht se ka pasur një projekt për 1 milionë euro për kilometër, zbatimi i tij është zvarritur për ta ndryshuar dhe tenderuar për 5 milionë euro për kilometër, në një rrugë më një gjatësi vetëm 4 kiliometër” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit