-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës/ Brahimllari: Rama ka frikë nga përballja

Kryesoret

Këtë puntatë në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo kanë qenë të ftuar disa nga deputetët e opozitës të cilët kanë folur për protestën që opozita do të zhvillojë nesër.

Deputeti Bledion Nallbati u shpreh se arsyet pse ai proteston janë :Ekonomia, shpopullimi, siguria, shëndetësia, vjedhjet , korrupsionet, koncesionet. Ka 110 arsye pse shqiptarët duhet të jenë në shesh.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari u shpreh se Rama ka frikë nga kjo përballje.

“Ne kemi bërë të qartë që jemi pjesë e opozitës, protesta nis për shumë arsye se ka vetëm një slogan: ekonomia, ekonomia ekonomia. Sot shqiptarët e kanë të pamundur të përballojë koston e jetesës. Ne shikojmë përditë fermerë që protestojnë. Po ashtu shpopullimi është i frikshëm, në Korçë ishin 300 studentë këtë vit, kur 2021 kishte 4200 studentë. E kuptoni çfarë ndodh. Rilindja e ka mbajtur peng gjithë shoqërinë pasi çdo institucion është kthyer në privat.Ai ka frikë nga përballja, nga e vërteta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit