Ka ndërruar jetën njëri nga të plagosurit në aksidentin që ndodhi në Burrel.
Sipas burimeve 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët e marra si pasojë e përplasjes së Benzit që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavija pak minuta më para.
Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.
I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.