Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet fjalimin e tij në protestën e sotme foli për rrëzimin e 20 shkurtit duke e krahasuar ne atë të disa viteve më parë ku kësaj rradhe armiku është më diktator.
Sali Berisha: Fitimtarë, fitimtarë. 20 Shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngallënjimin e tyre. Cdo vit në 20 shkurt kemi nderuar një ditë që ndau historinë tonë, epokën e barbarisë, luftës së klasave, tiranisë, mjerimit dhe izolimit ekstrem në Europë duke përmbysur dhe zvarritur shtatoren e tij në Tiranë. Nderim përjetë guximtarëve dhe heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme. Por sot për të parën herën në këto 33 vite ky 20 shkurt eklipson atë të 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature që bazohet në aleacën e pushtetit me krimin në shndrrimin e krimit në votë dhe votës në krim, vjedhjen e lemeritshme