Sali Berisha: Sot opozita është e pandalshme, gati dhe në këmbë. Me këtë besim që ngjallëm sot ne ndryshuam rrugën e fatit. Rruga e PD-së dhe opozitës nga sot ndryshoi. Pas këtij uragani lemeritës dhe të frikshëm për aleancën e qelbësirave do të dezinformojnë dhe shpifin se ju po luftoni për hallet e Sali Berishës. Por edhe njeriu më navi e kupton se “hallet e Sali Berishës”, cilat halle? Vjedhjet e Edi Ramës? Lidhjet e pushtetit me krimin. Hallet që çuditërisht nisën ditën që unë kundërshtova bashkëqeverisjen e PD-së me Rilindjen. Jo miq. Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vucic, George dhe Alexix Soros dhe miqve të tij. Nesër do u thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës. Por edhe më naivi e kupton se fëmijët e Sali Berishës u goditën se po luftoj për shqiptarët. Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo për fëmijët biologjikë. Sali Berisha po lufton për fëmijën që sollëm në jetë 33 vite më parë. Pluralizimin politik.