Natasha, një personazh mjaft i njohur në Tik Tok është arrestuar së bashku me djalin e saj pasi ka përdorur nipin e saj 10 vjeçar për përfitimet e Tik-Tok.
Ata përdornin metodën live video ku në kohë reale ndjekësit shohin aktivitetin tënd në rrjetet sociale.
Aty ata mësonin 10-vjeçarin si të shante me fjalë të renda.
Në rrjetin social Tik Tok gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para.
I mituri nuk rreshte së shari në këto video ku i ati e mësonte dhe gjyshja qeshte.
Natasha njihet për publikun pas një përballjeje në një emision me nusen e saj.