-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Emigrantët, zonat e mbrojtura dhe raporti me PDIU

Kryesoret

Deputeti Gazment Bardhi foli për mediat pas seancës së Kuvendit ku u votua marrëveshja me Italinë për emigrantët. Bardhi u shpreh se kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e shqiptarëve në raport me Italinë dhe se tashmë parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në dobi të qytetarëve, por vetëm ligje me porosi në dobi të një grushti njerëzish.

Ndërsa gjithashtu foli dhe për ligjin e zonave të mbrojtura të propozuar nga PS, për të cilën tha se po planifikohet të vidhet dhe të shitet pasuria e shqiptarëve.

“Ligji i dytë ishte ligji i turpshëm për emigrantët. Kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e shqiptarëve në raport me Italinë që kemi, përderisa cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Së treti ishte ligji i famshëm për zonat e mbrojtura, ku planifikohet që të vidhet, gllabërohet të nxirren në treg pasuritë e shqiptarëve. Seanca e sotme nuk ishte normale sa kohë nuk përmbushen kërkesat e opozitës. Nëse ka argumente do i drejtohemi Gjykatës Kushtetutese” deklaroi Bardhi.

Një rol në votimin e këtij ligji pati dhe PDIU, e cila votoi pro për këtë Bardhi u shpreh PDIU mbetet një aleate e PD-së.

“PDIU ka qenë dhe mbetet një aleat i PD-së, secila parti është e mirëpritur në federatën opozitare. Nëse i referoheni votimit të sotëm ka pasur një vendim të Mesila Dodës dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar.

Qëndrimi i tyre ka qenë se duhet të respektohet vendimi i gjykatës. Ky vendim nuk ndikon për të qenë apo jo në opozitë, janë akte të tjera, përballja me Ramën për të qenë apo jo në opozitë” u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit