-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te ‘5Pyetjet.al’: Futet ‘shejtani’ brenda, 600 xhami jashtë kontrollit në Shqipëri

Kryesoret

Pak ditë më parë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë u regjistrua një incident. Eksperti Bedri Elezi në një bisedë me “Skype” me “5Pyetjet.al” shprehet se Shqipëria është e rrezikuar nga dy përplasje, së pari tentativën e infiltrimit të rusëve dhe iranianëve përmes organizatave bamirëse dhe së dyti nga përplasja me gylenistët.

E kemi paralajmëruar më parë që Rusia duke përdorur partnerët e saj, sidomos Iranin po mundohet të përdorë kultet fetare për spiunazh me qëllim destabilizimin e vendit. Mund të përdoren objektet fetare dhe apo individët brenda bashkësive fetare mund të përdoren për të siguruar informacione apo për t’u përdorur për aktivitete.

Këto përpjekje i kishim ngritur në kohën që kishim informacione se shërbimi sekret iranian bashkë me rusët kishin hartuar një projekt për të ushtruar ndikimin e tyre tek institucionet fetare për të depërtuar në çdo territor dhe vend. Në Shqipëri dhe Kosovë në çdo fshat ka xhami dhe imam dhe marrja e informacionit në mënyrë vullnetare konsiderohet e suksesshme” tha ai.

Por kush është më e rrezikuar, Shqipëria apo Kosova? “Shqipëria është më shumë e goditur edhe për faktin që KMSH nuk ka arritur që të vendosë nën kontroll të gjitha xhamitë, janë mbi 600 xhami që janë jashtë kontrollit.

Në Shqipëri është një situatë shumë e rënduar mes dy grupeve, anëtarët e Gylen dhe atyre që mbështeten nga Turqia zyrtare. Tani duket se do të rrëshqasin edhe në përplasje fizike. Shteti duhet të marrë masat për një klimë unifikuese” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit