Pas vdekjes së Alexei Navalny, vajza dhe gruaja e tij po ngushëllojnë njëra-tjetrën në këto ditë të vështira.
Yulia Navalnaya ka postuar një foto në rrjetin social ‘X’ ku së bashku me vajzën e saj Dashën shfaqen të trishtuara në foto.
“Vajza ime e ëmbël. Unë erdha këtu të të përqafoj dhe të të mbështes dhe ti gjithashtu më përkrah. Kaq e fortë dhe e guximshme. Do ta kalojmë këtë, zemër. Më vjen shumë mirë që je këtu. Të dua”, shkruan Yulia.
Lajmin e humbjes së jetës së bashkëshortit ajo e mori vesh gati një javë më parë në Mynih.