-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hovenier takon Osmanin, me Kurtin ‘i ngeli sharra në gozhdë’ për dinarin

Kryesoret

Diplomacia në aksion. Presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë diskutuar të enjten për propozimet që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së, ka bërë të ditur Presidenca.

Gjithash veç Rregullores së BQK-së në takim është diskutuar edhe për zhvillimet tjera të fundit në vend. Osmani ka përsëritur “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-së për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”.

“Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, bëhet e ditur në njoftim të Presidencës.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që rregullon qarkullimin e parasë së gatshme në Kosovë, duke përjashtuar dinarin serb, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt pavarësisht kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit