Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka vendosur të reagojë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen e emigrantëve.
Meloni në postim nuk ka kursyer falenderimet për Edi Ramën dhe popullin shqiptar.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.