-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligji për zonat e mbrojtura, Kumbaro: Do të ketë ndërtime ekologjike

Kryesoret

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë detaje në lidhje me amendimet që u bën në këtë ligj.

Kumbaro tha se do të ketë ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin për turizmin, vetëm në zonat e parashikuara, të cilat do të përmbahen rregullave strikte. Amendimet që u miratuan sot japin rrugë për rregulla shumë të qarta.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro mohoi lajmet se do të ketë ndërtime në Parkun e Divjakës. Sipas ministres fotografitë e një projekti që qarkullojnë në mediat, nuk janë të vërteta.

“Me delegacionin e BE-së dhe partnerët jemi në komunikim të vazhdueshëm, atë që po ju shpjegoj. Nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të zonave të mbrojtura.

Territoret do të vazhdojnë të administrohen nga AKZM. Do të ketë rregulla më të qarta, nuk mund të jenë të njëjta si në lagunë, lumë apo mal. Ligji hap rrugë për rregulla shumë më të qarta.

Vetëm në ato nën zona të parashikuara për aktivitete turistike, elitare, agroturistike apo të turizmit të nivelit më të lartë brenda rregullave strikte do të zhvillohet me tre katër filtra. Vullneti për të gjetur ekuilibrin mes turizmit dhe mbrojtjes së devirsitetit është në nivelin më të lartë” tha ajo.

Në parkun e Divjakës do të ndërtohet një resort? “Kush tha? Cfarë kam parë edhe unë që të qarkullojë në disa portale, fotografitë nuk janë të vërteta, unk ka asnjë projekt të tillë që të ketë ardhur pranë qeverisë, asnjë shqyrtim të një projekti të tillë, e gjitha është përhapje lajmesh të pavërteta” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit