Në një bisedë me Erjolën dhe Vesën, Romeo është hapur dhe ka treguar zhgënjimin që ka ndaj Meritonit, ku sipas tij, në vend që të sheshonte gjërat, po i shton benzinë më shumë zjarrit. Ai tregon se Meritonin e ka mbajtur në shtëpi, babai i tij i ka bërë kafen dhe madje i ka liruar krevatin e tij, kështu nuk e priste një sjellje të tillë.
Romeo: Unë po flisja shumë qetë me Ilnisën. I thashë çfarë thua o shpirti, o zemra, rri rehat. Unë shpirti, zemra i them të gjithëve, nuk e kam vetëm me atë. “Ej kujdes me ato shpirti e zemra” më tha. U fut prapë në debat. Për çfarë po futesh ti o vëlla. Ke një mundësi të sheshosh gjërat me mua, ti futesh prapë? Për çfarë futesh o vëlla?
Erjola: Skandal, i ka futur ajo shiringën e helmit.
Romeo: Unë i druhesha kësaj ditës nga i gjithë udhëtimi që ai ka bërë këtu. I kam thënë kujdes. Ka fjetur në shtëpinë time ai, ia ka bërë baba im kafen atij. Ka fjetur në shtëpinë time, çfarë po thua ti? I kam liruar krevatin unë.