-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Brukseli notë proteste Shqipërisë për zonat e mbrojtura

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se Brukseli i ka çuar notë proteste qeverise shqiptare per miratimin e ligjit per investime ne zonat e mbrojtura, qe kaloi sot ne Kuvend.

“Ligji i zonave të mbrojtura është shembulli më i mirë si kanë operuar këto 12 vite. Ky është një ligj në shkelje, përdori 12 deputetë të PS-së. Në zonat e mbrojtura do të jepen hotele me 5 yje, investime strategjike. Nëse flasim për parlamentin e kapur, mos ruajtjen e parlamentit nga kontrolli dhe balanca, ky është shembulli më i mirë.

Në këto kushte ku edhe vota e deputetëve të PS-së nuk ka vlerë vendos në pikëpyetje funksionimin e parlamentit. Me këtë ligj qeveria tregoi se nuk ka asnjë limit. Janë 14 vendime për investime strategjike për zonat e mbrojtura. Zonja Dhori ka një shqetësim për Divjakën. Unë e kam ngritur këtë shqetësim edhe dje me ambasadorin e BE-së dhe të gjitha strukturat. Këto nuk janë akte që shkojnë në frymën e procesit të integrimit por qeverisë për një grup njerëzish.

Ky është një ligj korruptiv që tregon kapjen e shtetit. Më vjen keq për ata socialistë që u bënë pjesë e kësaj afere. Ky është ligji i 14-të korruptiv. Qeverisë është duke iu dërguar një notë proteste. Kapitulli për mjedisin është më i vështiri.

Kur vjen puna për të marrë akte për hapjen e negociatave i shkel. Ky ligj mos e shikoni të izoluar dhe në lidhje vetëm për mjedisin. Notën e protestës do ta marrë sigurisht nga Brukseli. Ne kemi një detyrim ndaj procesit të integrimit, ky ligj veç shkeljes është korruptiv, do të japë leje për akomodim në zonat e mbrojtura. Tani nuk ka më zona të mbrojtura” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit