-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Plas” në doganë/ Shqiptari dhe greku valixhet full me euro, rumunët me cigare

Kryesoret

Një i arrestuar dhe tre në ndjekje penale, këto janë janë informacione e publikuara nga policia kufitare e cila ka goditur 3 raste për mosdeklarim të parave ose mallrave.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 20.285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare.

Në pranga ka rënë një shtetas rumun A.C., 48-vjeç si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij një shtetase rumune F.B., 45-vjeçe pasi në valixhet e tyre u gjetën 1490 paketa me cigare të cilat ishin të padeklaruara.

Gjithashtu procedim penal ka nisur dhe për një shtetas grek K.K., 48-vjeç të cilit iu gjetën 15 mijë paund dhe 570 euro të padeklaruara.

Por dhe një shqiptari nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit