Një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti, kryeministri apo kryetari i Kuvendit – duhet t’i takojë shqiptarëve dhe kjo duhet të jetë pjesë e Kushtetutës, tha Arben Taravari.
Taravari, që është kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, tha se kjo mund të bëhet me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, përmes një procedure parlamentare.
Në një konferencë për media të mërkurën mbrëma në Tetovë, Taravari tha se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën aktuale, që është kusht integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.
Veç kësaj, Taravari tha se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”, si dhe zgjedhjen e presidentit në të ardhshëm nga ana e Kuvendit, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
“Tani e kemi mundësinë që së bashku të forcojmë demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese, tani mund të sigurojmë njërin nga tre postet kryesore shtetërore që me automatizëm t’i takojë shqiptarëve si kombi i dytë shumicë në Maqedoni [të Veriut]”, tha kandidati për president i opozitës shqiptare./REL
Lexo KËTU shkrimin e plotë