-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Napoli dhe Barcelona barazojnë mes spektaklit, Porto shtang Arsenalin

Kryesoret

Në “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Barcelona ishin autorët e një 90 minutëshi spektakolar që me të drejtë u mbyll në shifrat 1-1. Pjesa e parë e sfidës pa Barcelonën me më shumë ide dhe kontroll më të mirë të lojës, por italianët u mbrojtën mirë dhe gjithnjë në kërkim të kundërsulmeve.

Ishte pjesa e dytë ajo që solli golat, Napoli rriti nivelin e lojës dhe në momentin e tyre më të mirë pësuan golin e Robert Levandovskit në minutën e 60-të. Kampionët e Italisë kërkuan me ngulm barazimin me Barcelonën që u ndje komode me 1 gol avantazh. Shumë topa të humbur të miqve dhe një presing i lartë i Napolit solli golin e barazimit me autor Viktor Osimhen.

Sfida përfundoi në shifrat 1-1 nën sytë e “Maradonës”  dhe gjithçka ngelet për tu zgjidhur në Spanjë.

 

Porto triumfoi 1-0 ndaj  Arsenalit në Portugali, në ndeshjen e parë të Champions League. Portugezët u treguan mjaft të rrezikshëm në kundërsulme, duke bezdisur jo pak portën e mbrojtur nga Raya.

Djemtë e Conceicao shkaktuan drithërima në shkallët e stadiumit në pjesën e parë, Galeno “flirtoi” me golin, vetëm shtylla e ndali lojtarin. Gooners nuk goditën asnjëherë në portë, teksa u përpoqën që të bëjnë diferencën me lojën nga krahët. Trossard shpërdoi një mundësi të mirë (51’). Në shtesë, Porto “tundi rrjetën” me Galeno-n, pikërisht në fundin e takimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit