Një tjetër vajzë mbrëmë në Shkodër i dha fund jetës pasi ka konsumuar fotoksinë. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi sot jashtë sallës së parlamentit që të merren masa nga shteti pasi duke mos reaguar po bëhet bashkëfajtor.
“Vetëvrasjet po shtohen pa fund. Akuzoj këtë shtet si një vrasës serial ndaj shqiptarëve dhe të rinjve duke u bërë komplotist dhe bashkëfajtor në këto krime që po vazhdojnë pafundësisht. Ka ardhur koha ti ndalojmë” tha ai.
Tritan Shehu reagon pas vetëvrasjes së 23-vjeçares në Shkodër: Shteti Serial Vrases, vazhdon krimin!