Ngjarja që ka ndodhur para pak ditësh në Kosovë ku një 4-vjeçare ndërroi jetë për shkak të dhunës ka shkaktuar shumë reagime.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Gjatë seancës së sotme plenare ai ka vendosur një mbishkrim në foltoren kryesore në të cilën shkruhet “U shua një 4 vjeçare, turp, turp, turp”.
Asnjë nga deputetët nuk pati asnjë reagim ndaj veprimit të Abazit.