-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkitë “harrojnë” premtimet elektorale pas zgjedhjeve vendore

Kryesoret

Bashkitë në Shqipëri janë bërë më transparente, duke duke ndarë më shumë informacion për qytetarët, por puna në mbajtjen e premtimeve të kyebashkiakëve në fushata elektorale ende çalon.

Qendra Faktoje publikoi gjetjet e raportit të monitorimit të performancën e transparencës së 10 institucioneve të pushtetit vendor në Shqipëri në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, që për të katërtin vit me radhë mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Analiza tregoi se nga 40 premtime elektorale të fushatës së Maj 2023 në të dhjetë bashkitë, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga bashkitë apo kryebashkiakët e tyre nuk janë mbajtur. Mbajtja e premtimeve elektorale dhe në rastet kur ato riciklohen nga mandate të mëparëshme, vijon të mbetet problematike.

Transparenca, llogaridhënia dhe rëndësia që ka puna e institucioneve të qeverisjes vendore në rrugën drejt integrimit evropian ishin në fokus të konferencës “Forcimi i Përgjegjshmërisë së Institucioneve të Qeverisjes Vendore”, të organizuar nga Faktoje në sinergji me projektin C1-EU-NPA dhe me Ambasadën së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë.

“Bashkitë kanë një rëndësi shumë të veçantë për Bashkimin Europian” – ishte mesazhi i ambasadori i Mbretërisw së Vendeve të Ulta në Tiranë, z. Reinout Vos (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit