Policia e Shkodrës ka reaguar për herë të parë për shpërthim dhe djegien e makinës në orët e para të ditës së sotme. Pronari i makinës është Bledar Freskina. “Audi” ishte parkuar pranë një supermarketi pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur molotovin.
“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të Bledar Freskinë 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është pronari që iu shkatërrua ‘Audi’: S’e di kush ma bëri