Personi në foto është djali i madh i familjes Meta i cili ka pranuar krimin e kryer ndaj babait. Policia e Durrësit ka zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen që ka ndodhur në Durrës.
“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. E ka pranuar ekzekutori akuzën”, sqaroi pak më parë shefi i policisë së Durrësit.
25-vjeçari Hysen Meta ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij Pëllumb Meta në Durrës, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai.
Në hetim është edhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta.