Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi në Shkodër rreth orës 04:00. Një makinë shpërtheu. Makina tip ‘Audi’ me targa “AB 743 KO” është shkatërruar plotësisht.
Fillimisht u raportua se mund të ishte tritol, por nuk përjashtohet që makina të jetë shkatërruar me molotov.
Pronari i makinës që kishte parkuar makinën pranë lokalit që ka, Bledar Freskina paraprakisht ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk ka informacione se kush mund të jetë autori.