Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka shkuar në qendrën për dokumente në Tetovë ku ka kërkuar llogari pasi ka parë qytetarët në radhë.
“Kush është shefi”, pyeti ai.
“Organizoni, që të mos mblidhen njerëzit”, tha Xhaferi.
Një komunikim pati edhe me një punëtor të stacionit të policisë i cili do merrte në dokument.
“Mos kallxo probleme, problemet nuk dua t’i dëgjoj, ju jeni këtu për zgjidhje. Ju duhet të keni zgjidhje. Nuk duhet të presin gjithë ditën njerëzit këtu…Ju jeni këtu për ata njerëz, nuk janë ata për juve”, dëgjohet duke thënë Xhaferi.