Hajrush Behluli bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, është aksidentuar nga një makinë në Prizren.
Raportohet se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.
Vajza e tij Gresa Behluli tha se gjendja e tij paraqitet e mirë.
“Sot më datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, ndërkaq, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë”, tha Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.