Largimi i Thomas Tuchel në fund të sezonit nga Bayern tashmë është një fakt i kryer dhe si për ironi ka ardhur menjëherë reagimi i bavarezëve në fushën e lojës.
Për raund e 23-të të Bundesligës, Bayerni fitoi 2-1 përballë Leipzig në një përballje aq sa spektakolare po dhe të vështirë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa duhej Harry Kane në të 56 minutë për të zhbllokuar ndeshjen. Më pas miqtë barazuan gjithçka me Sesko në të 70 minutë.
Kur u duk se bavarezët do dështonin sërish, Kane me golin e dytë personal nderoi Bayernin në të 90+1 minutë. Me këtë sukses Bayern ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.