-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester City i bëhet “hije” Liverpoolit, ndizet lufta titull në Premier League

Kryesoret

Një gol i mjaftoi Manchester Cityt për të rrëmbyer tre pikët ndaj Bournemouth dhe për që qëndruar 1 pikë larg Liverpoolit në garën për titull.

Një transfertë aspak e lehtë ajo në “Vitality Stadium” për ekipin e Guardiolës, me vendasit që luajtën kartat e tyre dhe rrezikuan jo pak.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 25-të në favor të “qytetarëve” me Phil Foden që dërgoi topin në rrjetë.

Bournemouth filloi të rrezikonte në kërkim të barazimit, por Ederson vazhdoj të tregojë se është në lartësinë e duhur. Pjesa e dytë pati tjetër ritëm loje me vendasit që i dhanë rëndësi mbrojtjes për të mos pësuar të dytin dhe kërkonin të shfrytëzonin kundërsulmet.

Trajneri i Cityt, Guardiola freskoi skuadrën në 45 minutat e dyta, me Nunes dhe Haaland që u zëvendësuan nga Doku dhe Alvarez.  Skuadra nga Manchesteri shkon në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpool.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit