-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beshiktash “i fiksuar” me shqiptarët, pas Muçit kërkon dhe Manajn

Kryesoret

Superliga turke e futbollit është kthyer në arenën e preferuar të sulmuesve shqiptarë, dhe padyshim ai që po bie më shumë në sy është Rey Manaj.

Sulmuesi këtë sezon me Sivassportin po kalon një sezon magjik ku në 22 ndeshje ka gjetur 13 herë rrugën e rrjetës në kampionat.

Manaj ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndër ta siç bën me dije dhe “Takvim” është dhe Beshiktash, pikërisht skuadra ku luan prej disa javësh dhe Ernest Muçi.

Kontrata e Manaj me Sivasspor skadon në verën e 2026 dhe forma e mirë ka vendosur në lëvizje drejtuesit e Besiktas, që së shpejt do takohen me përfaqësuesit e Manaj dhe të klubit të Sivasspor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit