Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në ambientet e jashtme të një subjekti në Orikum.
Si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të lëndës plasëse janë shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.