Shërbimet e zjarrfikëses së Fierit përveç se të shuajnë flakët tashmë i vijnë në ndihmë dhe kafshëve në nevojë, pasi ditën e sotme një mace ka ngelur e bllokuar në majë të një shtylle elektrike. Ishin pronarët e saj që lajmëruan zjarrfikësen nga frika se kafsha mund të rrezikohej.
Një operacion shpëtimi jo dhe aq “bukë e djathë” në këtë rast pasi energjia elektrike nuk ishte stakuar.
Pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit kanë mundur të zbresin nga shtylla macen.