Ballkani ka vendosur, Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajneri i tyre. Bashkëpunimi i klubit dhe Dajës do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2026.
Një zyrtarizim që pritej duke marrë parasysh arritjet e Ilir Dajës nën drejtimin e skuadrës, duke fituar dy herë titullin kampion si dhe duke arritur dy herë në grupet e Conference League.
“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.
Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.
Ne i kemi besuar të na prijë betejave.
Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!
Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh Zonja dhe zotërinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë” shkruhet në njoftimin e klubit.