-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ 17-vjeçari pranon fajin: Po, e vrava unë Bledar Dedjën

Kryesoret

Vrasja e Bledar Dedjës është duke shkuar drejt zbardhjes, ndërsa ditën e sotme 17-vjeçari i akuzuar si autori i krimit ka pranuar fajin, pikërisht me fjalët “Po, e vrava unë”.

Motivi i krimit të ndodhur në 20 janar të këtij viti në një pyll të Padernos mbetet ende i paqartë.

Adoleshenti nuk ka dashur të japë arsyen para Prokurorisë për të Mitur se përse ka kryer vrasjen e shqiptarit, duke i ngulur plot 15 herë thikën.

Identifikimi i të riut u bë pas një pune të gjatë nga ana e policisë, kamerat e sigurisë të cilat treguan se 17-vjeçari kishte hipur në makinën e Bledar Dedjës, por dhe telefoni i sekuestruar i këtij të fundit dha prova të mjaftueshme.

Dyshimet e policisë janë të qarta, Bledar Dedja pavarësisht se i martuar, kryente marrëdhënie seksuale me gra të tjera, madje dhe me të mitur, njëri prej tyre pikërisht 17-vjeçari i cili pranoi autorësinë e vrasjes.

Ajo që konstatoi policia është se të dy kishin rregulluar takimin të shtunën më 20 janar dhe të dy mbërritën në rrugën anësore të Via Colli me Mercedesin e Bledarit. Një takim për qëllime seksuale, është e qartë.

Policia është e bindur se trupi i gjetur në mes të pyllit me pantallona dhe të brendshme nuk ka qenë një inskenim, si pjesë e një marrëdhënieje seksuale që ka çuar në krim.

Por pse? Ka disa hipoteza, shantazhe nga ana e Bledarit, apo fakti që shtatëmbëdhjetëvjeçari donte t’i jepte fund asaj lidhjeje.

Ose edhe se ka një rrjet prostitucioni , duke qenë se viktima, rezultoi se kishte pasur takime të tjera me burra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit