Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet 1 kilogram drogë në makinë.
Ai po udhëtonte nga Roma për në Tuscia kur u ndalua nga policia.
Kontrolli i kryer nga policia kishte për qëllim luftimin e trafikimit të drogës në këtë zonë.
Droga iu gjet të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e fshehur në kroskotin e makinës.