Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, njëherësh dhe ish-kandidati për kreun e Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi, ka publikuar pamjet nga protesta e banorëve të Velagoshtit para Bashkisë së Kuçovës, ku sipas tij në zyrën e kryebashkiakut të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kreshnik Hajdari filmoheshin nga zyrtarë të bashkisë të gjithë protestuesit.