Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Roland Ahmetsulaj i cili është arrestuar në kuadër të hetimeve të “Don Boskos” gjithashtu edhe plagosjet e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.
Sipas hetimeve policia zbuloi se ka pasur shumë komunikim në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulajt biznesi i këtij të fundit ndodhet 700 metra larg vendit të nngjarjes.
Hetmiet tregojnë se Kasandër Noga në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu por është ngatërruar shënjestër duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën e plagosur 4 të tjerë.