Në atentatin me dy të plagosur në Don Bosko, automjeti tip “Golf 5” i përdorur për sulmin ka hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion nga homologët kosovarë për të identifikuar përdoruesit e këtij automjeti, por përgjigja ende nuk është marrë. Targat e përdorura në automjet ishin të një makine tjetër, të cilat dyshohet se janë vjedhur dhe nuk është raportuar humbja nga pronari.
Hetimet përfshijnë shqyrtimin e pamjeve të kamerave kufitare dhe kontrollin e mundshëm të shitjes së automjetit në Shqipëri.









