Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur pak minuta në parë në Rinas, ndërsa tani është nisur drejt Tiranës ku do të akomodohet. Mësohet se Zelensky po trnasportohet në një “Mercedez Benz” të blinduar, një mjet i sigurisë së lartë, ndërsa në gadishmëri janë vendosur 1.600 efektivë të forcave të ndryshme të sigurisë.
Kjo është një vizitë historike pasi presidenti i një vendi në luftë siç është Ukraina, vjen pikërisht në Shqipëri, një vend i cili dikur ofronte destabilitet sot ofron siguri ndaj një personi të kërcënuar vazhdimisht nga Kremlini.
Zelensky u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, ndërsa ditën e nesërme në kryeqytet do të zhvillohet Samiti për Ukrainën me vendet e Evropës Juglindore. Samit në të cilin do të marrë pjesë vet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore.
Për garantimin e rendit janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shkel në tokën shqiptare