-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Duam municione’! Po vjen lufta? Zelensky armë dhe drekë, çfarë ndodhi në Tiranë?

Kryesoret

Sot në Tiranë u zhvillua Samiti për Ukrainën me vendet e Europës Juglindore. Vazhdimi i ndihmës ushtarake e financiare për Ukrainën dhe paralajmërime për rrezik në Ballkanin Perëndimor nga Rusia, ishin mesazhet kyçe që u përcollën.

Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore. Pas samitit, Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën”, tha Zelenksy gjatë një konference të përbashkët për media me Ramën.

“Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, shtoi ai.

Për të analizuar këtë samit zhvilluam një bisedë në skype me ish-ministrin e Jashtëm, Aldo Bumçi cili deklaroi se ndihma e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit është simbolike për Ukrainën. Më poshtë intervista e plotë e ish-ministrit Bumçi për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit