-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Mete: Integrimi në SEPA-s mundësi unike për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi sot në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministeriali u zhvillua në pararendje të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për Planin e Ri të Rritjes së Komisionit të BE-së. Ky Plan Rritjeje ka identifikuar aksesin në SEPA (Single European Payment Area) si një nga mundësitë që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë përpara finalizimit të procesit të anëtarësimit, me përmbushjen e kushteve.

Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë fjalës së mbajtur në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë, u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA do të sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike për rajonin.

“Hapja e SEPA-s për anëtarët jo të BE-së, si pjesë e Planit të Ri të Rritjes së Komisionit të BE-së, përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor që të ulë ndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në dhe në të njëjtën kohë mund të konsiderohet si një mjet monitorimi për Bashkimin Europian për identifikimin e gatishmërisë dhe vullnetit tonë për të qenë pjesë e familjes europiane. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me Bashkimin Europian, prandaj është e një rëndësie të madhe për ne që të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare,” u shpreh ai.

Zoti Mete nënvizoi se Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, e po ashtu burimi më i madh i investimeve të huaja direkte dhe flukseve të tjera financiare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit